Korrje masive gruri në Kinë, mes përpjekjeve për të garantuar sigurinë ushqimore
2024-05-29 15:53:57

CFP

CFP

Më shumë se 60 milionë mu (4 milionë hektarë) grurë, ose gati 20 për qind e totalit kombëtar, janë korrur në Kinë deri mbrëmjen e të hënës, ndërsa vendi synon të stabilizojë prodhimin e grurit dhe të garantojë sigurinë ushqimore, shkruan “Xinhua”.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, po ofrohen mbështetje të ndryshme për të lehtësuar korrjen e grurit në të gjithë vendin.

Administrata Meteorologjike e Kinës ka parashikuar se moti do të jetë i përshtatshëm për grumbullimin dhe tharjen e të korrave në ditët në vijim. Prodhimi i drithit në Kinë u rrit me 1.3 për qind në baza vjetore në një nivel rekord prej 695.41 milionë tonë në vitin 2023, i cili ishte viti i nëntë radhazi që vendi raportoi një korrje drithi prej mbi 650 milionë tonë.

CFP

CFP

Prodhimi kombëtar i grurit arriti në 136.59 milionë tonë, me një rënie prej 0.8 për qind.

Për të inkurajuar fermerët të kultivojnë grurë, qeveria qendrore rriti çmimet minimale të blerjes së grurit dhe orizit në vitin 2023 dhe përmirësoi politikat e subvencionimit të drithit për fermerët e misrit dhe të sojës.

“Ne do të përmirësojmë sistemet për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e grurit dhe do të ndërmarrim hapa gjithëpërfshirëse për të konsoliduar themelet e sigurisë ushqimore”,- thuhet në raportin e punës së qeverisë kineze për vitin 2024. (Elona)

CFP

CFP