Presidenti rus: Do të rrisim bashkëpunimin në sektorin e energjisë me Uzbekistanin
2024-05-29 18:07:43

Foto:VCG

Foto:VCG

Rusia do të rrisë bashkëpunimin në sektorin e energjisë me Uzbekistanin duke ndërtuar një gazsjellës dhe disa centrale bërthamore në vend, njoftoi presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një vizite shtetërore në Tashkent.

“Sektori i energjisë është një drejtim strategjik”,- tha Putin.

Ndërtimi i gazsjellësit synon të rrisë eksportet e gazit rus në 11 miliardë metra kub në vit.

Ndërsa Uzbekistani ka rezervat e veta të mëdha të gazit, pajisjet e nxjerrjes dhe shpërndarjes janë të vjetruara dhe kërkesa aktualisht tejkalon ofertën.

Rusia dhe Uzbekistani kanë planifikuar gjithashtu të bashkëpunojnë për ndërtimin e centraleve të vogla bërthamore në vend, shkruan “ATSH”. Uzbekistani konsiderohet një zonë me aktivitet të lartë sizmik.

“Siguria energjetike e Uzbekistanit do të sigurohet me ndihmën e Rusisë”,- tha presidenti rus. (Elona)