Drejtuesi i paqeruajtësve të OKB-së thekson rolin e rëndësishëm të Kinës në ruajtjen e paqes
2024-05-29 19:39:45

foto: VCG

foto: VCG

Drejtuesi i paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara theksoi kontributin e rëndësishëm të Kinës në operacionet për ruajtjen e paqes, një ditë para Ditës Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të OKB, e cila shënohet çdo vit më 29 maj.

"Kontributi dhe mbështetja e Kinës janë absolutisht të rëndësishme," tha Jean-Pierre Lacroix, Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Operacionet e Paqes, gjatë një interviste virtuale me Xinhua. 

foto: VCG

foto: VCG

Ai vlerësoi Kinën për rolin e saj të dyfishtë si një mbështetëse e madh financiare dhe si një ofruese e konsiderueshme e trupave në misionet paqeruajtëse, duke e njohur atë si kontribuuesen e dytë më të madhe financiare në këto përpjekje. 

Lacroix theksoi sfidat në zhvillim me të cilat përballen paqeruajtësit sot, duke përfshirë nevojën për t'iu kundërvënë kërcënimeve të reja si lufta me dronë dhe pajisjet shpërthyese të improvizuara. "Kina është pioniere në metodat e reja për të luftuar kërcënimet si lufta me dronë dhe pajisjet shpërthyese të improvizuara," shpjegoi ai, duke ilustruar rolin proaktiv të Kinës në rritjen e aftësive operacionale brenda misioneve të OKB-së.

foto: VCG

foto: VCG

Për më tepër, Lacroix shprehu optimizmin për kontributet e ardhshme të Kinës, veçanërisht në zhvillimin e modeleve të reja të operacioneve të paqes. "Ne besojmë se Kina do të na ndihmojë në këtë udhëtim, siç ka bërë gjithmonë," vuri në dukje ai, duke treguar mbështetjen e vazhdueshme në inovacionin e Kinës, në fushën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.