Kina synon të zhvillojë më shumë institucione arkeologjike të klasit botëror gjatë dekadës së ardhshme
2024-05-29 15:27:11

CFP

CFP

Administrata Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore të Kinës (NCHA) ka nxjerrë udhëzime për zhvillimin e institucioneve arkeologjike të klasit botëror, duke vendosur objektiva me faza deri në vitin 2035, për të rritur aftësitë e përgjithshme dhe pozitën globale të këtyre institucioneve, shkruan “Xinhua”.

Sipas dokumentit, deri në vitin 2030, Kina synon të ketë 10 deri në 15 institucione arkeologjike të klasit botëror dhe që të rritet ndjeshëm statusi ndërkombëtar në arkeologji.

Deri në vitin 2035, pritet të krijohen më shumë institucione arkeologjike të klasit botëror dhe dhe që të rriten ndjeshëm aftësitë gjithëpërfshirëse të institucioneve arkeologjike të vendit.

Në dokument thuhet se përpjekjet do të fokusohen në përmirësimin e kërkimit akademik, bashkëpunimin ndërkombëtar, inovacionin e menaxhimit dhe ndërtimin e ekipeve brenda institucioneve arkeologjike.

NCHA-ja do të kryejë një vlerësim të institucioneve arkeologjike të Kinës çdo tre vjet dhe do të rregullojë listën e saj të institucioneve të klasit botëror bazuar te rezultatet. (Elona)

CFP

CFP