Zogu tropikal shihet në ligatinën e liqenit të Kinës veriore
2024-05-28 15:32:14

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një flamingo më e madhe, që zakonisht gjendet në zonat tropikale dhe subtropikale, u vu re së fundmi për herë të parë në liqenin Ulan Suhai në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore, thanë autoritetet lokale, njofton “Xinhua”.

Ky konstatim konfirmon një rritje të diversitetit të shpendëve në ligatinën e liqenit, duke e çuar numrin total të llojeve të shpendëve në liqen në 260.

Liqeni Ulan Suhai, i njohur gjithashtu si Liqeni Wuliangsu, është ligatina më e madhe e liqenit në pellgun e Lumit të Verdhë dhe luan një rol kyç në rregullimin e ujit, pastrimin e ujit dhe parandalimin e përmbytjeve.

Ai gjithashtu funksionon si një pengesë natyrore ekologjike që kontrollon burimet e stuhisë së rërës në qytetet e Pekinit dhe Tianjin.

Vitet e fundit, me përmirësimet e mjedisit ekologjik, numri i llojeve të shpendëve të stacionuara në liqenin Ulan Suhai është rritur nga 185 në vitin 2000 në 260 sot, nga të cilët 16 janë nën mbrojtjen e klasit të parë.  (Fatosi)