Rreth 50 milionë kinezë të zonave rurale kanë zgjedhur regjistrimet si familje urbane që nga viti 2019
2024-05-28 17:05:38

CFP

CFP

Ministria e Sigurisë Publike njoftoi se rreth 50 milionë banorë të zonave rurale në Kinë i janë drejtuar qyteteve si vendndodhje për regjistrimin e familjeve të tyre që nga viti 2019, bën të ditur “Xinhua”.

Shkalla e urbanizimit të popullsisë totale të regjistruar të familjeve në Kinë kishte arritur në 48.3 për qind deri në fund të vitit 2023.

Departamentet e igurisë publike në të gjithë vendin kanë avancuar në mënyrë solide reformat e sistemit të regjistrimit të familjeve dhe shërbimeve administrative ndërkrahinore për çështjet që lidhen me kartat e identitetit.

Deri më tani, shumica e qyteteve kineze kanë hequr kufizimet për zgjidhjen e regjistrimeve të familjeve për jovendasit.

Deri në prill të këtij viti, departamentet e sigurisë publike kishin zgjidhur mbi 3.55 milionë aplikime ndërkrahinore për ndryshim të regjistrimeve të familjeve.

Ata kishin lëshuar gjithashtu 106 milionë karta identiteti përmes shërbimeve ndërkrahinore për ata që kartat e tyre duhej të zëvendësoheshin ose të rilëshoheshin, duke u kursyer banorëve një sasi të madhe kohe dhe kosto ekonomike. (Fatosi)

CFP

CFP