Dhjetëra viktima nga hedhja e raketave nga Izraeli mbi Rafah
2024-05-28 16:21:41

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza bëri të ditur se të paktën 35 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur, si pasojë e një sulmi izraelit në një kamp për personat e zhvendosur në Rafah, njofton “RTSH”.

Sipas ministrisë, në mesin e viktimave dhe të plagosurve, shumica janë gra dhe fëmijë.

Autoritetet dhe mjekët në Gaza thonë se nga sulmi u godit një kamp zhvendosjeje që ishte caktuar nga Izraeli si një zonë e sigurt.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan se bombardimi goditi një kompleks militant në zonë, duke vrarë dy zyrtarë të lartë të Hamasit.

Presidenca e Autoritetit Palestinez i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë menjëherë. Hamasi e përshkroi sulmin si një masakër.

Organizata “Mjekët pa Kufij” shprehu tmerr pas sulmit ajror, duke bërë të ditur se ai tregon edhe një herë se askush askund nuk është i sigurt.

Sulmi izraelit në Rafah erdhi si kundërpërgjigje ndaj tetë raketave të lëshuara nga Hamasi.

Kjo shënon herën e parë që raketa janë hedhur në qytet që nga fundi i janarit. Hamasi mori përgjegjësinë për sulmin dhe IDF-ja njoftoi se një sërë raketash u kapën. (Fatosi)