Kina dhe SHBA zhvillojnë raundin e dytë të konsultimeve për çështjet detare
2024-05-28 15:16:05

foto: VCG

foto: VCG

Më 24 maj Kina dhe Shtetet e Bashkuara mbajtën raundin e dytë të konsultimeve për çështjet detare . Ata ranë dakord të ruajnë dialogun dhe komunikimin, tha të martën Ministria e Jashtme kineze në një deklaratë.

Kina shprehu gjithashtu shqetësimin e saj të madh ndaj SHBA-së, për shkeljen dhe provokimin në ujërat përreth Kinës. Ajo i kërkoi SHBA-së të respektojë sovranitetin territorial, të drejtat dhe interesat detare të Kinës dhe të mos dëmtojë paqen dhe stabilitetin rajonal, vazhdon deklarata.

Kina theksoi se parimi i një Kine është themeli politik i marrëdhënieve Kinë-SHBA. “Pavarësia e Tajvanit”është kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin për ngushticat e Tajvanit, thuhet në deklaratë. Ajo i kërkoi SHBA-së të ndalojë menjëherë mbështetjen dhe miratimin e forcave të "pavarësisë së Tajvanit", si edhe të përmbushë zotimin për të mos mbështetur "pavarësinë e Tajvanit".