Java e Shkencës dhe Teknologjisë e Pekinit sjell risi për vizitorët
2024-05-28 15:34:36

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Java e Shkencës dhe Teknologjisë Pekin 2024 ka sjellë më shumë se 100 risi të jashtëzakonshme shkencore dhe teknologjike për vizitorët në Parkun Shougang në rrethin Shijingshan, Pekin, njofton “China Daily”.

Ekspozita, që përfshin mbi 2000 metra katrorë, është e ndarë në pesë zona: teknologjia e informacionit të gjeneratës së re, mjekësia dhe kujdesi shëndetësor, prodhimi inteligjent, përvoja ndërvepruese për popullarizimin e njohurive shkencore dhe një zonë e përbashkët ekspozite.

Ngjarja, e planifikuar nga 25 maji deri më 1 qershor, përkon me Javën Kombëtare të Shkencës dhe Teknologjisë, që zhvillohet në të njëjtin vend dhe afat kohor. (Fatosi)