Universitetet kineze mbajnë panaire pune për të diplomuarit
2024-05-28 16:07:48

CFP

CFP

Ministria kineze e Arsimit po punon me institucionet e arsimit të lartë në të gjithë vendin për të lehtësuar punësimin për studentët e kolegjit që diplomohen gjatë këtij vitit, shkruan “Xinhua”.

Ministria nisi një fushatë njëjavore të hënën, gjatë së cilës institucionet e arsimit të lartë në të gjithë vendin do të organizojnë një sërë aktivitetesh si panaire pune nën drejtimin e ministrisë. Qëllimi i tyre është t'u ofrojnë studentëve mundësi më të mëdha për të gjetur punë të kënaqshme.

Ministria bëri të ditur se në të gjithë vendin pritet të mbahen 175 panaire pune në kampuse, me afro 17.000 ndërmarrje.

CFP

CFP

Një panair pune i bashkorganizuar nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit do të mbahet në Universitetin Jiaotong të Pekinit. Në panair do të marrin pjesë gjithsej 122 punëdhënës nga fusha të ndryshme duke përfshirë teknologjinë e informacionit, financat, prodhimin dhe ndërtimin.

Sipas një vlerësimi të bërë nga ministria dhjetorin e kaluar, gjatë këtij viti pritet te ketë rreth 11.79 milionë studentë të diplomuar nga kolegjet, një rritje prej gati 210.000 nga viti 2023. (Fatosi)

CFP

CFP