Li Qiang uron Andrej Plenkovic për rizgjedhjen si Kryeministër i Kroacisë
2024-05-28 12:10:27
Foto nga CFP
Më 24 maj, Kryeminstri i Kinës Li Qiang i dërgoi një mesazh urimi Andrej Plenkovic, për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë.
Li Qiang u shpreh në mesazh se partneriteti i bashkëpunimit gjithëpërfshirës Kinë-Kroaci ka patur rezultate frytdhënëse, duke marrë si shembull Urën Peljesac.
Kina i kushton shumë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me Kroacinë dhe dëshiron të ndajë me palën kroate mundësi të reja të modernizimit kinez.
Ai shpreson se të dyja palët do të forcojnë miqësinë tradicionale dhe besimin e ndërsjellë politik, për të çuar marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri. (Fani)
Lajmet Kryesore