Ministria e Jashtme bisedon për refuzimin e projektit lidhur me Tajvanin nga Asambleja Botërore e Shëndetësisë
2024-05-28 12:14:01

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Asambleja e 77-të Botërore e Shëndetësisë refuzoi të hënën, pranimin në rendin e ditës të propozimit "Pjesëmarrja e Tajvanit në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë me status vëzhguesi" të paraqitur nga pak vende. 

Kjo është hera e tetë radhazi që Asambleja Botërore e Shëndetësisë refuzon propozimin lidhur me Tajvanin. Qëndrimi i Kinës në këtë çështje ka gjetur mirëkuptimin dhe përkrahjen e gjerë të bashkësisë ndërkombëtare. Mbi 100 vende i dërguan letër Sekretarit të Përgjithshëm të OBSH-së, për të shprehur përkrahjen e tyre ndaj qëndrimit kinez. Kjo tregon se parimi "një Kine" është konsensusi i gjerë i bashkësisë ndërkombëtare dhe nuk lejohet sfidimi i tij.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme u shpreh se qeveria qendrore kineze i kushton shumë rëndësi shëndetit të bashkëatdhetarëve tajvanezë. Nën parimin e "një Kine", ekspertët mjekësorë tajvanezë mund të marrin pjesë në konferencat përkatëse teknike të OBSH. 

Vitin e kaluar, qeveria qendrore kineze miratoi pjesëmarrjen e 24 personave tajvanezë në veprimtaritë teknike të OBSH-së. Në Rajonin e Tajvanit u vendos stacioni i lidhjes "Rregullorja Ndërkombëtare e Shëndetësisë" ku mund të merren në kohë reale, informacionet lidhur me incidente të jashtëzakonshme shëndetësore. Kanali i shkëmbimeve dhe bashkëpunimi teknik midis Tajvanit e OBSH-së, është i lirë. Nuk ekziston aspak i ashtuquajturi "boshllëk i sistemit ndërkombëtar të parandalimit të epidemive".

Zëdhënësi tha gjithashtu se bashkësia ndërkombëtare i përmbahet parimit të "një Kine", ndaj nuk do të ndryshojë prirja e ribashkimit të Kinës. 

"Pavarësia e Tajvanit" shkel interesat e bashkëatdhetarëve tajvanezë, ndaj nuk ka rrugëdalje. Njëkohësisht Kina u kërkon atyre pak vendeve, ti japin fund politizimit të problemit të shëndetësisë dhe ndërhyrjes në punët e brendshme të Kinës, nëpërmjet problemit të Tajvanit. (Fani)