Stuhitë në disa zona në SHBA shkaktuan viktima dhe dëme
2024-05-28 17:07:07

Shkaterrimi nga stuhia ne SHBA (Foto Rtsh)

Shkaterrimi nga stuhia ne SHBA (Foto Rtsh)

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme që përfshinë Teksasin, Oklahomën dhe Arkansasin në SHBA, shkruan “RTSH”.

Shumë shtëpi u shkatërruan nga moti i keq që goditi SHBA-në qendrore. Stuhitë shkaktuan dëme edhe në Oklahoma, ku të plagosur mbetën të ftuarit e një dasmë të organizuar në natyrë. Dhjetëra mijëra banorë mbetën pa energji në të gjithë rajonin.

Departamenti i Menaxhimit të Urgjencës në Oklahoma bëri të ditur se Kryqi i Kuq Amerikan ka hapur dy strehimore për banorët e zhvendosur nga stuhitë. (Fatosi)