Rastet penale në Kinë kanë rënë me 12.9 për qind në 5 vjet
2024-05-28 16:59:55

CFP

CFP

Ministria e Sigurisë Publike njoftoi të hënën se numri i çështjeve penale të paraqitura nga policia kineze në vitin 2023 shënoi rënie me 12.9 për qind nga viti 2019, raporton “Xinhua”.

Policia në të gjithë vendin trajtoi gjithashtu 9.7 për qind më pak raste të sigurisë publike vitin e kaluar krahasuar me vitin 2019, bëri të ditur ministria në një konferencë për shtyp.

Sipas ministrisë, gjatë pesë viteve të fundit, policia kineze shkatërroi mbi 5200 banda kriminale dhe kapi më shumë se 1600 të arratisur jashtë shtetit të lidhur me bandat kriminale, duke bërë përparim në fushatën për të luftuar krimin e organizuar.

Gati 400.000 çështje kriminale ekonomike u hapën nga policia gjatë kësaj periudhe, me mbi 230 miliardë juanë (32.35 miliardë dollarë amerikanë) humbje të drejtpërdrejta ekonomike.

Sipas Ministrisë së Sigurisë Publike, përpjekje të vazhdueshme u bënë edhe për pastrimin dhe ruajtjen e hapësirës kibernetike, pasi organet e sigurisë publike hetuan 453.000 raste të krimit kibernetik në pesë vjet. (Fatosi)

CFP

CFP