foto: VCG
Kohët e fundit, numri i përgjithshëm i trenave të mallrave Kinë-Evropë i ka tejkaluar 90 mijë, me një vlerë mallrash mbi 380 miliardë dollarë. Të martën, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning uroi për vendosjen e një rekordi të ri nga trenat e mallrave Kinë-Evropë, duke thënë se ato janë bërë një "kanal i artë" i vërtetë për tregtinë Azi-Evropë.
foto: VCG
Mao vuri në dukje se, si projekt kryesor dhe si markë ikonë e nismës "Një brez, një rrugë", trenat e mallrave që qarkullojnë ndërmjet Kinës dhe Evropës kanë arritur në 223 qytete të 25 vendeve evropiane dhe kanë lidhur më shumë se 100 qytete në 11 vende aziatike. Në tetë vjetët e fundit, numri vjetor i trenave të mallrave Kinë-Evropë është rritur nga 1 702 në më shumë se 17 mijë, ndërsa vlera vjetore e transportit të mallrave është shtuar nga 8 miliardë dollarë amerikanë në 56.7 miliardë dollarë amerikanë.
"Të gjitha bizneset lulëzojnë kur rrugët janë të hapura. Trenat e mallrave Kinë-Evropë transportojnë mallra, ofrojnë mundësi dhe sjellin shpresë. Trenat jo vetëm që lehtësojnë arritjen e mallrave të Kinës dhe Evropës më shpejt në tregjet e njëra-tjetrës, por gjithashtu nxisin zhvillmin e logjistikës, industrive, qendrave tregtare dhe parqeve industriale të reja, duke ndërtuar një urë ndërmjet Kinës e Evropës për të kryer shkëmbime e për të arritur përfitime reciproke," u shpreh zëdhënësja e diplomacisë kineze.
foto: VCG
Mao Ning theksoi në vijim se Kina është e gatshme të punojë me vendet përgjatë linjave hekurudhore Kinë-Evropë për të promovuar zhvillimin me cilësi të lartë të trenave të mallrave Kinë-Evropë, për të sjellë më shumë qëndrueshmëri në ekonominë botërore dhe për të ofruar më shumë vrull të ri për zhvillimin e përbashkët.