Xi thekson nxitjen e punësimit me cilësi të lartë e të mjaftueshëm
2024-05-28 20:26:54

foto: VCG

foto: VCG

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Xi Jinping ka kërkuar përpjekje për të nxitur punësimin me cilësi të lartë e të mjaftueshëm dhe për të forcuar vazhdimisht ndjenjën e përmbushjes, lumturisë  e sigurisë të punëtorëve. 

Gjatë kryesimit të hënën të një sesioni studimi në grup të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, Xi tha se Kina duhet të zbatojë filozofinë e zhvillimit me njeriun në qendër dhe të përmirësojë si cilësinë, ashtu edhe sasinë e vendeve të punës nëpërmjet politikave të posaçme të punësimit. 

foto: VCG

foto: VCG

Kryetari i Akademisë Kineze të Punës dhe Sigurimeve Shoqërore Mo Rong dha një leksion mbi çështjen e punësimit me cilësi të lartë e të mjaftueshëm në sesionin e studimit dhe bëri sugjerime të rëndësishme. 

Pjesëmarrësit e dëgjuan me vëmendje leksionin dhe pastaj bënë diskutime. 

foto: VCG

foto: VCG

Që prej Kongresit të 18-të Kombëtar të PKK-së në vitin 2012, punësimi ka qenë përparësi për udhëheqjen e Partisë në qeverisjen e vendit, dhe 13 milionë vende pune janë krijuar mesatarisht çdo vit në qytete.