445 varre që datojnë më shumë se 2000 vjet janë gërmuar në provincën Shanxi të Kinës veriore, njofton Xinhua. Sipas autriteteve lokale zbulimet ofrojnë të dhëna të vlefshme për studimin e funeralit dhe praktikave të tjera të asaj epoke.
Varret, nga periudha e Shteteve ndërluftuese (475-221 p.e.s.), u gjetën rreth 500 metra në veri të fshatit Xuezhuang në qytetin Linfen. Puna e gërmimit, e udhëhequr nga instituti i arkeologjisë provinciale Shanxi, është kryer për më shumë se një vit.
Varret janë të përmasave të vogla ose të mesme, me më shumë se 700 pjesë të relikeve kulturore të zbuluara, duke përfshirë enë bronzi, vegla hekuri, qeramikë, lodh dhe artikuj kockash. Besohete se gjetjet janë të dobishme për të kuptuar evolucionin kulturor nga periudha e shteteve ndërluftuese deri në dinastinë Qin (221-207 p.e.s.).(Fatosi)