49 mijë të dyshuarit për mashtrime me telekomin ekstradohen në Kinë nga Mianmari
2024-05-27 20:11:50

foto: VCG

foto: VCG

Mbi 49 mijë të dyshuarit për mashtrime me telekomin dhe internetin janë dorëzuar në paraburgimin kinez nga Myanmari, që prej korrikut 2023, sipas Ministrisë së Sigurisë Publike (MSP) të hënën. 

Shumë grupeve kriminale të lidhura me mashtrimet, u është dhënë një goditje dërrmuese, falë një numri madh kriminalësh të arrestuar, tha ministria në një konferencë për shtyp.

foto: VCG

foto: VCG

Që nga fillimi i vitit 2023, numri i rasteve të mashtrimeve me telekomin dhe internetin në Mianmarin verior, që përfshinin shtetas kinezë, kishte mbetur i lartë, duke rezultuar shpesh në akte të tjera kriminale, si kalimi i paligjshëm i kufirit dhe ndalimi. MSP-ja e kishte prioritizuar situatën dhe kishte nisur masat e presionit të lartë ndaj krimeve të tilla, duke dhënë rezultate të rëndësishme.

Gjatë pesë viteve të fundit, agjencitë e sigurisë publike në të gjithë vendin, kanë goditur më shumë se 1.94 milionë raste të mashtrimeve me telekomin dhe internetin, tha ministria. 

foto: VCG

foto: VCG

Veçanërisht, numri mujor i rasteve të reja të mashtrimeve të tilla, ka qenë në rënie për tetë muaj radhazi, që tregon se rritja e krimeve të tilla është zvogëluar në mënyrë efektive, sipas MSP-së.