Udhëheqja e PKK rishikon masat për të përshpejtuar zhvillimin e Kinës qendrore dhe dispozitat për të zbutur rreziqet financiare
2024-05-27 20:01:13

Udhëheqja e Partisë Komuniste të Kinës diskutoi të hënën mbi politikat dhe masat për të përshpejtuar zhvillimin e rajonit qendror të Kinës në epokën e re. Gjithashtu edhe dispozitat e gjykimit, në lidhje me përgjegjësinë për dështimin për të parandaluar ose zbutur rreziqet financiare. 

Xi Jinping, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PPK, kryesoi një mbledhje të Byrosë Politike. 

Takimi nxiti përpjekjet për të bërë përparime më të mëdha në zhvillimin e rajonit qendror që përfshin Shanxi, Anhui, Jiangxi, Henan, Hubei dhe Hunan. 

Duke përfshirë një të dhjetën e vendit dhe gati një të katërtën e popullsisë së tij, rajoni është bazë e rëndësishme për prodhimin e grurit, energjisë, lëndëve të para, prodhimit të pajisjeve moderne dhe industrisë së teknologjisë së lartë. Gjithashtu shërben si një qendër gjithëpërfshirëse e transportit.

Takimi u përqëndrua në nxitjen e zhvillimit të inovacionin dhe përmirësimit të kërkimit origjinal shkencor dhe teknologjik, për të arritur përparime. 

Duhen bërë përpjekje për të zhvilluar forca të reja prodhuese cilësore, në përputhje me kushtet lokale, për të përshpejtuar ndërtimin e një sistemi industrial të modernizuar, për të nxitur zhvillimin e sektorit të ekonomisë reale dhe për të rritur konkurrencën e tij. Gjithashtu duhen koordinuar përpjekjet për përmirësimin e industrive tradicionale, duke nxitur industritë në zhvillim dhe ato të së ardhmes.

Takimi nënvizoi përpjekjet për të zhvilluar një sistem të modernizuar të infrastrukturës së transportit dhe për të lehtësuar rrjedhën efikase, të lirë dhe të qetë të faktorëve të prodhimit. 

Ai gjithashtu nxiti punën për të çuar përpara ruajtjen ekologjike dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe zhvillimin e gjelbër e me karbon të ulët. Do të bëhen përpjekje të vazhdueshme, për të ndjekur zhvillimin e integruar të zonave urbane dhe rurale, për të çuar përpara rigjallërimin rural dhe për të përmirësuar kapacitetin e vendit për furnizimin me grurë, energji dhe burime të tjera.