FMN: Inteligjenca Artificiale rrezikon 26-40% të vendeve të punës në vendet në zhvillim
2024-05-27 09:19:07

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Inteligjenca Artificiale do të prekë pothuajse 40% të vendeve të punës në mbarë botën, duke zëvendësuar disa dhe duke plotësuar të tjerat, shkruan panorama.al.

"Ne kemi nevojë për një ekuilibër të politikave për të shfrytëzuar potencialin e ri", citon ajo nga blogu i Kristalina Georgievaa, Drejtoreshë Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ajo tha se bota është në prag të një revolucioni teknologjik që mund të nxisë produktivitetin, rritjen globale dhe të rrisë të ardhurat në mbarë botën.  Megjithatë  Inteligjencës Artificiale mund të zëvendësojë vendet e punës dhe të thellojë pabarazinë.

FMN sugjeron se shtetet duhet të krijojmë një seri politikash për të shfrytëzuar në mënyrë të sigurt potencialin e madh të IA në dobi të njerëzimit. Shumë studime kanë parashikuar gjasat që vendet e punës të zëvendësohen nga Inteligjencës Artificiale . Megjithatë në shumë raste, Inteligjencës Artificiale  ka të ngjarë të plotësojë punën e njerëzve. Gjetjet e analizës së FMN janë befasuese.(Fatosi)