foto: VCG
Gjatë katër muajve të parë të vitit, sektori postal i Kinës përjetoi një rritje dyshifrore, si në vëllimin e biznesit ashtu edhe në të ardhurat, mes një bumi të konsumit në vend, tregojnë të dhënat zyrtare.
Kompanitë e dërgesave Express në mbarë vendin, trajtuan 50.81 miliardë parcela gjatë kësaj periudhe. Shifrat u rritën 24.5%, në krahasim me ato të vitit të kaluar, sipas Byrosë Shtetërore të Postës të Kinës.
foto: VCG
Deri më 29 prill të këtij viti, kompanitë e postierëve të Kinës trajtuan 50 miliardë pako, duke arritur synimin e vendosur, 32 ditë më shpejt se në vitin 2023, tregojnë të dhënat e mëparshme të byrosë.
Sektori gjithashtu grumbulloi të ardhura totale operative prej 421.13 miliardë juanësh (rreth 59.24 miliardë dollarë) në këtë periudhë, 16.9% më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
foto: VCG
Në katër muajt e parë të vitit, provinca veriperëndimore Gansu udhëhoqi rritjen e vëllimit të biznesit të dërgesave midis rajoneve provinciale të vendit, duke raportuar një rritje vjetore prej 54.6%. Ajo u pasua nga Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme dhe Provinca Jiangxi.