Fitimet industriale të Kinës shënojnë një rritje prej 4.3% në katër muajt e parë
2024-05-27 20:04:00

foto: VCG

foto: VCG

Në prill, kopmanitë industriale të Kinës mbi madhësinë e përcaktuar, panë një rritje të fitimeve me 4.0% nga viti në vit, një përmirësim domethënës nga rënia prej 3.5% në mars, pasi politikat pro-rritje të qeverisë hynë në fuqi dhe kërkesat e tregut u rritën, tha të hënën Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës (NBS).

Fitimet industriale të kompanive u rritën me 4.3% në katër muajt e parë të vitit, të pandryshuara nga tremujori i parë, duke ruajtur rritjen e qëndrueshme, tha NBS. 

Në prill, të ardhurat operative të ndërmarrjeve industriale u rritën me 3.3% nga viti në vit, një kthesë e konsiderueshme nga rënia prej 1.2% në mars, tha Yu.

foto: VCG

foto: VCG

Në periudhën janar-prill, mbi 70% e të gjitha industrive pësuan rritje të fitimeve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Teksa politikat e rinovimit të pajisjeve në shkallë të gjerë dhe kultivimi i forcave të reja prodhuese cilësore, u futën në fuqi dhe fituan ritëm, prodhimi i pajisjeve luajti një rol kyç në nxitjen e rritjes, me fitime që u rritën me 16.3%, duke tejkaluar sektorin e përgjithshëm industrial me 12. pikë përqindjeje.

foto: VCG

foto: VCG

Industria e elektronikës pa një rritje të konsiderueshme të fitimeve prej 75.8%, e nxitur nga kërkesa për produkte si telefonat inteligjentë dhe qarqet e integruara. Industria e pajisjeve të transportit dhe industria e automobilave gjithashtu panë rritje të dukshme të fitimit prej 40.7% dhe 29.0%, respektivisht.