Krerët e shteteve nga Bahreini, Egjipti, Tunizia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të vizitojnë Kinën
2024-05-27 11:16:53

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nga 28 maji deri më 1 qershor, me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping, mbreti i Bahreinit Hamad bin Isa Al Khalifa, presidenti i Egjiptit Abdel Fattah El-Sisi, presidenti i Tunizisë Kais Saied dhe presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan do të bëjnë vizita shtetërore në Kinë dhe do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Konferencës së 10-të Ministrore të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Shtetet Arabe. Njoftimin e bëri zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying.