Ministria e Jashtme kineze: Mos u përpiqni të kaloni kufirin për çështjen e Tajvanit pa paguar çmim
2024-05-27 20:06:02

foto: VCG

foto: VCG

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning, tha të hënën gjatë një konference për shtyp se asnjë vend, organizatë apo individ nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë e fortë, vullnetin e palëkundur dhe aftësinë e madhe të qeverisë dhe popullit kinez, për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial për çështjen e Tajvanit pa paguar çmimin. 

Më 22 maj, faqja e internetit e Ministrisë së Punëve të Jashtme njoftoi vendimin për marrjen e kundërmasave ndaj 12 kompanive industriale ushtarake amerikane dhe 10 drejtuesve të korporatave. Një gazetar pyeti nëse ky ishte kundërsulmi i Kinës për sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj kompanive kineze, për shkak të të ashtuquajturve faktorë të lidhur me Rusinë, dhe pjesëmarrjes së zyrtarëve në "ceremoninë e inaugurimit" të liderëve të Tajvanit. 

Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Mao Ning përsëriti se Kina gjithmonë ka kundërshtuar me vendosmëri sanksionet e njëanshme dhe "juridiksionin e krahut të gjatë", të pabazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe të paautorizuara nga Këshilli i Sigurimit i OKB. Kina do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e vet legjitime. 

Kina u kërkon Shteteve të Bashkuara të reflektojnë thellë, të përballen me përgjegjësinë e tyre për shpërthimin dhe përshkallëzimin e krizës në Ukrainë, të ndalojnë njollosjen dhe ushtrimin e presionit dhe ti japin fund sanksioneve të njëanshme të paligjshme. 

Zëdhënësja Mao Ning gjithashtu theksoi se  "Çështja e Tajvanit është thelbi i interesave të Kinës, vija e parë e kuqe e pakapërcyeshme në marrëdhëniet kino-amerikane. Asnjë vend, organizatë apo individ nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë dhe vullnetin e fortë të qeverisë dhe popullit kinez, për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial."