Xi Jinping i dërgon një mesazh ngushëllimi Guvernatorit të Papua Guinesë së Re Bob Dadae për katastrofën e rrëshqitjeve të dheut
2024-05-27 21:45:45

foto: VCG

foto: VCG

Të dielën, Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi një mesazh ngushëllimi Guvernatorit të Përgjithshëm të Papua Guinesë së Re Bob Dadae, për katastrofën e rëndë të rrëshqitjeve të dheut në vend.

 

Xi Jinping u shpreh se u trondit kur mësoi për katastrofën e rëndë të rrëshqitjeve të dheut, që ndodhi në Papua Guinenë e Re, duke shkaktuar humbje të rënda në njerëz dhe prona.

 

Në emër të qeverisë dhe popullit kinez, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e thella dhe të sinqerta për viktimat, të lënduarit dhe familjet e tyre. Besoj se Papua Guinea e Re do të arrijë të kapërcejë vështirësitë dhe të rindërtojë atdheun e vet. Kina është e gatshme të ofrojë ndihmë për të.