Kina zbulon 19 profesione të reja
2024-05-26 13:01:51

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Autoriteti i Burimeve Njerëzore në Kinë bëri publike një listë me 19 profesione të reja. Ato përfshijnë: përfaqësues të rrjetit, specialist të aplikimit të sistemit gjenerues të inteligjencës artificiale, inxhinier të planifikimit dhe operacioneve të produkteve kulturore dhe krijuese, administrator të operacioneve dhe mirëmbajtjes së sistemit inteligjent të prodhimit dhe teknik të bioinxhinierisë, sipas Ministrisë së Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, citon “Xinhua”.

Ministria zbuloi gjithashtu 29 lloje të reja të klasifikuara të punës, duke përfshirë edhe projektuesin e aplikacioneve të sistemit operativ celular.

Njohja e re e këtyre profesioneve mund të rrisë ndjenjën e përkatësisë që ndjejnë njerëzit në këto pozicione në vendin e punës dhe këta profesionistë tani mund të gëzojnë gjithashtu përfitime të lidhura me politikat kombëtare, sipas një zyrtari të ministrisë.

Në tetor 2023, ministria kërkoi publikisht informacion mbi profesionet e reja dhe mori mbi 430 propozime për profesione të reja, më shumë se dyfishi i numrit të aplikimeve në vitin 2021.

Sipas ministrisë, aplikimet e reja të profesionit përfshinin kryesisht fusha të tilla si shërbimet e biznesit, prodhimi dhe teknologjia e informacionit. (Irma)