Li Qiang arrin në Seul për të marrë pjesë samitin Kinë-Japoni-Kore e Jugut
2024-05-26 16:30:58

Foto nga CFP

Të dielën, kryeministri kinez Li Qiang mbërriti në Seul për të marrë pjesë në samitin e 9-të trepalësh Kinë-Japoni-Kore e Jugut. 

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, kryeministri Li Qiang dhe udhëheqës të Japonisë e Republikës së Koresë do të marrin pjesë në samitin trepalësh dhe samitin e biznesit Kinë-Japoni-Kore e Jugut, ku do të shkëmbejnë mendime mbi bashkëpunimin trepalësh. 

Samiti Kinë-Japoni-Kore e Jugut rifillon më shumë se katër vjet pasi u mbajt për herë të fundit në vitin 2019. (Fani)