Cilësia e ajrit në Kinë shënoi përmirësim në prill
2024-05-26 13:06:07

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Cilësia e ajrit në qytetet kineze shënoi përmirësim në prill, mes përpjekjeve të vazhdueshme të vendit për të reduktuar ndotjen dhe për të promovuar zhvillimin e gjelbër, citon “Xinhua” të dhënat nga Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit.

Për 339 qytetet e monitoruara nga ministria, raporti i ditëve me cilësi të mirë të ajrit ishte 89.8 për qind muajin e kaluar, me 8.7 pikë përqindje më shumë në baza vjetore, sipas ministrisë.

Dendësia mesatare e PM2.5, një tregues kyç i ndotjes së ajrit, mbeti i pandryshuar nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar në 28 mikrogramë për metër kub dhe ai i PM10 ra me 3.6 për qind në baza vjetore, bëri të ditur ministria.

Ndër 168 qytetet kryesore të monitoruara në prill nga ministria, Zhuhai, një qytet në provincën Guangdong të Kinës jugore, ishte në krye për sa i përket cilësisë së mirë të ajrit. Ai u pasua nga Huangshan në provincën Anhui të Kinës lindore dhe Haikou në provincën jugore të Hainan. (Irma)