Foto nga CFP
Politikat ekologjike në Europë po japin efekt. Emetimet shënuan rënie me 15.5% në vitin 2023, kryesisht falë pakësimit të karbonit që rrjedh nga prodhimi i energjisë elektrike dhe industritë, shkruan “Panorama”.
Shtetet e BE-së shtuan turbina të erës me një kapacitet prej 17 gigavat (GW) dhe panele të reja diellore me kapacitet 56 GW.
Kapaciteti i energjisë bërthamore në BE është afërsisht 100 GW, megjithëse mund të funksionojë 24 orë në ditë.
Zyrtarët mendojnë se 2024-a do të jetë një vit tjetër rekord për burimet e ripërtëritshme.
Sipas parashikimeve të KE-së, politikat e tanishme pritet të ulin emetimet e përgjithshme të bllokut europian me 88% deri në vitin 2040, krahasuar me nivelet e vitit 1990.
Pas objektivit për uljen e emetimeve me 55% deri në vitin 2039, BE-ja duhet të jetë në gjendje të pajtohet për një objektiv prej 90% për vitin 2040.
Synimi kryesor për arritjen e emetimeve zero deri në vitin 2050 ka mbetur i pandryshuar. (Irma)