Foto nga CFP
Për të përhapur më tej burimet e tij unike kulturore dhe natyrore, qarku Youyang në Chongqing të Kinës jugperëndimore po bën përpjekje për të tërhequr vizitorë nga jashtë shtetit nga Azia Juglindore, shkruan “China Daily”.
Youyang është i famshëm për qytetet e shumta antike, peizazhet e pasura natyrore dhe kulturën unike të pakicave etnike, veçanërisht grupet Tujia dhe Miao.
Në maj, Departamenti lokal i Turizmit startoi evente promovuese, duke zhvilluar një sërë aktivitetesh dhe një rrugë të veçantë turnesh, të synuara për vizitorët nga vendet e Azisë Juglindore.
Grupi i parë i vizitorëve, i cili përbëhej nga 62 persona nga Malajzia, Indonezia dhe Singapori, mbërriti në qark të enjten. Ata vizituan disa vende turistike lokale, si zona piktoreske Taohuayuan dhe qyteti antik Gongtan, si dhe përjetuan kultura lokale jomateriale.
Zuo Wenqing, nga Departamenti lokal i Kulturës dhe Turizmit, deklaroi se ata do të forcojnë bashkëpunimin me qytete të tjera miqësore ndërkombëtare, do të përmirësojnë vazhdimisht rrugët turistike dhe do të përshpejtojnë promovimet dhe integrimin kulturor dhe turistik. (Irma)