Kina raporton gjenerimin e 32.85 zetabajt të dhënash në vitin 2023
2024-05-26 12:13:57

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina gjeneroi 32.85 zetabajt të dhënash në vitin 2023, mbi 22 për qind më shumë në baza vjetore, sipas një raporti të publikuar në Samitin e shtatë të Kinës Digjitale në Fuzhou, në provincën Fujian të Kinës lindore, shkruan “Xinhua”.

Sipas raportit të studimit kombëtar të burimeve të të dhënave, Kina pati rritje të fortë në prodhimin e të dhënave të pastrukturuara vitin e kaluar.

Zhvillimi i shpejtë i teknologjive 5G dhe inteligjencës artificiale, së bashku me përdorimin e gjerë të pajisjeve inteligjente, kontribuan ndjeshëm në rritjen e volumit të të dhënave totale, përmes krijimit të përmbajtjes dhe mediave audiovizive.

Për sa i përket ruajtjes së të dhënave, vëllimi kumulativ i ruajtjes së të dhënave në Kinë arriti në 1.73 zetabajt në vitin 2023, me shkallën e përdorimit të hapësirës së ruajtjes duke u ngjitur në 59 për qind.

Deri në fund të vitit 2023, shkalla e fuqisë kompjuterike në më shumë se 2200 qendra kompjuterike në mbarë vendin ishte rritur me afërsisht 30 për qind në baza vjetore.

Po ashtu rritje shënoi dhe kërkesa për fuqi kompjuterike për trajnime me modele të mëdha, me nevojën e shtuar të vërejtur në sektorët shkencorë, qeveritarë, financiarë dhe industrialë, sipas raportit, i cili sugjeroi që menaxhimi i përgjithshëm i Kinës dhe përdorimi i burimeve të të dhënave të mbeten në fazat fillestare, me sfida të tilla si furnizimi i pamjaftueshëm efektiv i të dhënave. (Irma)