Qinghai i Kinës përpiqet për zhvillim të gjelbër dhe me cilësi të lartë
2024-05-26 11:10:25

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Provinca Qinghai e Kinës veriperëndimore premtoi më shumë përpjekje për të promovuar mbrojtjen ekologjike dhe për të shfrytëzuar më tej avantazhet e saj unike, për të promovuar zhvillim me cilësi të lartë.

Wu Xiaojun, guvernatori i Qinghai, deklaroi në një konferencë shtypi në Pekin se provinca ka bërë përpjekje për të ndërtuar një sistem industrial modern të gjelbër dhe me karbon të ulët, shkruan “Xinhua”.

Në vitin 2023, produkti i brendshëm bruto i Qinghai u rrit me 5.3 për qind dhe të ardhurat e disponueshme për frymë u rritën me 5.9 për qind.

Qinghai ka zhvilluar një industri të energjisë së pastër, duke dëshmuar vitalitetin dhe vrullin në rritje të zhvillimit. Vitin e kaluar, kapaciteti i instaluar i energjisë së pastër në krahinë i tejkaloi 51 milionë kilovat, duke zënë 93 për qind të kapacitetit total të instaluar. Ky raport u rendit i pari në Kinë.

Sipas Wu, Qinghai është provinca e vetme në Kinë me tre parqe kombëtare në ndërtim në të njëjtën kohë. Parku Kombëtar Sanjiangyuan, me një sipërfaqe totale prej 190,700 km katrorë, është parku kombëtar më i madh në Kinë.

Me një mjedis ekologjik në përmirësim, numri i antilopave tibetiane është rritur nga më pak se 20.000 në shekullin e kaluar në më shumë se 70.000 sot. Numri i leopardëve të dëborës të monitoruar tani i ka tejkaluar 1200.

Provinca ka eksploruar gjithashtu burimet e saj të eko-turizmit dhe synon të ndërtojë një destinacion ndërkombëtar eko-turizmi.

“Provinca do të vazhdojë të shtojë përpjekjet për mbrojtjen ekologjike për të mbrojtur mjedisin, duke pasur gjithmonë përparësi mbrojtjen e ujërave të kthjellët dhe të maleve”- deklaroi Liu Tao, zëvendësguvernator i Qinghai. (Irma)