Projekti “Rail Baltica” pritet të përfundojë deri në vitin 2030
2024-05-26 11:38:06

Rail Baltica (Foto Railwayinternational)

Koordinatorja europiane për Korridorin TEN-T të Detit të Veriut-Baltik, Catherine Trautmann, deklaroi se linja kryesore e projektit hekurudhor “Baltica” pritet të përfundojë deri në vitin 2030.

Gjatë vizitës në Riga të Letonisë ajo tha se hekurudha është e rëndësishme për lidhjen me Poloninë.

Projekti “Rail Baltica”, pjesë e korridorit TEN-T të Balltikut të Detit të Veriut të Bashkimit Europian (BE), është një hekurudhë elektrike me diametër të dyfishtë, standarde evropiane 1435 mm për transportin e pasagjerëve dhe mallrave.

Ajo do të ndërtohet nga Talini i Estonisë në kufirin lituano-polak me një gjatësi të përgjithshme prej 870 km.

Hekurudha pritej të përfundonte në vitin 2026, kur u hap tenderi i projektit, i cili është vonuar për disa arsye.

“Eiropas Dzelzcela Linijas” (EDzL), kompania përgjegjëse për ndërtimin e hekurudhës në Letoni, njoftoi në fillim të kësaj jave se punimet e shpyllëzimit janë duke u zhvilluar përgjatë hekurudhës së planifikuar dhe punimet e ndërtimit pritet të fillojnë në gjysmën e dytë të verës.

Lidhur me vonesat, Trautmann tha se problemi kryesor është gjetja e fondeve dhe vonesat janë të kushtueshme.

“Disa pjesë të projektit mund mos të përfundojnë plotësisht, por shpresoj se do të kemi një linjë bazë me trena në vitin 2030”,- tha ajo.

Sipas faqes zyrtare të “Rail Baltica”, projekti financohet nga Estonia, Letonia, Lituania dhe BE-ja. Në kuadër të instrumentit të financimit të Lidhjes së Europës, financimi i BE-së përbën 85 për qind të totalit të kostove të pranueshme. (Irma)