Kryeministri grek: Nëse Maqedonia e Veriut devijon nga kursi i rënë dakord, e ka të mbyllur rrugën europiane
2024-05-26 12:44:52

Kryeministri grek (Foto Gettyimages)

Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi se nëse Maqedonia e Veriut del nga kursi i rënë dakord, do ta gjejë të mbyllur rrugën drejt Europës, rrugë e cila kalon nga Greqia dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare, shkruan “Panorama”.

“Kur dikush e tërheq litarin, duhet të jetë gati dhe të thyhet”,- tha kryeministri grek.

Lidhur me marrëdhëniet me Turqinë, Mitsotakis bëri të qartë se nuk diskutohet për një zgjidhje paketë. Ai theksoi se Greqia nuk i harron mosmarrëveshjet me Turqinë, por, sipas tij, kjo nuk do të thotë se duhet jetuar me gishtin në këmbëzë gjatë gjithë kohës.

“Dhe për shkak se disa njerëz në Greqi dhe Turqi ushqehen me krizën greko-turke, pyesni kritikët tanë për rezultatet e politikës sonë, të cilët shohin uljen e flukseve të imigracionit. Ose banorët tanë të ishullit që kanë parë rritjen e ekonomive lokale nga vizitorët turq. Shikoni edhe pozicionin e Greqisë në kontekstin ndërkombëtar”,- deklaroi Mitsotakis. (Irma)