Flamujt e BE-se (Foto Atsh)
Ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhanë miratimin përfundimtar për një ligj shumë të debatuar, që kërkon që kompanitë të mbrojnë të drejtat e njeriut në zinxhirët e tyre të furnizimit.
Direktiva mbi Qëndrueshmërinë e Korporatave “Due Diligence”, e njohur gjithashtu si Akti Europian i Zinxhirit të Furnizimit, synon të bëjë përgjegjëse kompanitë e mëdha nëse përfitojnë nga puna e fëmijëve ose puna e detyruar jashtë BE-së, shkruan “ATSH”.
Asnjë shtet anëtar nuk votoi kundër ligjit, por 10 abstenuan, përfshirë Gjermaninë.
Një marrëveshje fillestare me Parlamentin Europian, e ndërmjetësuar vitin e kaluar nga Spanja, nuk arriti të merrte mbështetjen e mjaftueshme nga vendet anëtare.
Marrëveshja e re e miratuar, e negociuar nga Belgjika, rrit nivelin e kritereve që kompanitë do të duhet të përmbushin në kuadër të rregullave të reja. (Irma)