Ekipet e varkave të dragoit janë gati për garat në Kinën lindore
2024-05-25 11:23:25

Foto nga CFP

Foto nga CFP

66 skuadra dhe 1418 pjesëmarrës janë caktuar të konkurrojnë në një garë ndërkombëtare me varkë me dragua që do të nisë më 10 qershor në Suzhou, në provincën Jiangsu të Kinës lindore, u bë e ditur në një konferencë shtypi, cituar nga “Xinhua”.

Gara Ndërkombëtare e Varkave të Dragoit të Liqenit Suzhou Jinji 2024 do të ketë dy grupe - një grup garash me 51 ekipe që do të konkurrojnë në katër ngjarje dhe një grup të ftuarish që përfshin gjashtë ekipe ndërkombëtare dhe nëntë ekipe të rinjsh.

Kjo do të jetë hera e parë që do të marrin pjesë ekipet ndërkombëtare. Gjashtë ekipet ndërkombëtare janë nga Singapori, Austria, Gjermania, Rusia dhe Zvicra. Gara me varkë me dragua është një aktivitet tradicional gjatë Festivalit të Varkave të Dragoit në Kinë, i cili bie më 10 qershor të këtij viti, që përkon dhe me Vitin e Dragoit.

Gara do të përfshijë elemente me temë dragoi në veshjet dhe medaljet e saj, duke pasqyruar rëndësinë e krijesës së mbarë në kulturën kineze.

Komiteti organizativ njoftoi dhe një partneritet me Departamentin lokal të Energjisë, për ta bërë konkursin e këtij viti garën e parë të varkave me dragua në qytet për të arritur neutralitetin e karbonit. (Irma)