Universiteti kinez zhvillon materialin super rezistent ndaj të ftohtit për eksplorim polar
2024-05-25 12:14:23

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Studiuesit nga Universiteti Tianjin i Kinës kanë zhvilluar një lloj të ri të lëkurës elektronike për duart robotike, të aftë për të funksionuar në mjedise ekstreme të ftohta deri në minus 78 gradë Celsius.

Kjo risi përfaqëson një përfitim të madh për eksplorimin polar të vendit, shkruan “Xinhua”.

Sipas Zhang Lei dhe Yang Jing, të cilët drejtuan ekipin hulumtues në Shkollën e Inxhinierisë Kimike dhe Teknologjisë, artikulli për lëkurën elektronike shumë të tendosur, vetëshëruese dhe të ndjeshme është botuar në “Journal of the American Chemical Society” të Universitetit Tianjin.

Lëkura elektronike tepër tolerante ndaj temperaturës mund t'u ofrojë robotëve polarë reagime të prekshme, duke rritur aftësinë e tyre për të eksploruar mjediset polare.

Qysh në vitin 2020, ekipi zhvilloi lëkurën elektronike vetëshëruese për çdo mot dhe versioni i ri është përmirësuar plotësisht, tha Yang.

Lëkurat e reja elektronike mund të mbështillen rreth pëllëmbës së një roboti, duke ndjerë me saktësi presionin dhe duke njohur formën e objekteve dhe simboleve specifike në kushtet ekstreme të ftohta prej minus 78 gradë Celsius, sipas studiuesve.

Ajo ka një funksion vetëshërues. Edhe pas dëmtimit në kushte ekstreme të ftohta, aftësia e saj e transmetimit mund të rikthehet plotësisht, duke e bërë atë të adaptueshëm për misionet kërkimore shkencore polare.  (Irma)