Muzeu për shkencëtarët kinezë do të hapet për publikun
2024-05-25 12:06:54

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Muzeu Kombëtar për Shkencëtarët Modernë Kinezë do të hapet zyrtarisht për publikun më 30 maj me ekspozita inauguruese që nderojnë shkencëtarët veteranë prestigjiozë kinezë.

Ekspozitat inauguruese, një kryesore dhe pesë tematike, mbulojnë një sipërfaqe totale prej 5000 metrash katrorë në muze, i cili ndodhet në Qendrën Kombëtare të Komunikimit për Shkencën dhe Teknologjinë në veri të Pekinit, shkruan “Xinhua”.

Ato janë pjesë e aktiviteteve për të festuar Ditën e 8-të vjetore Kombëtare të Punëtorëve të Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë, e cila bie më 30 maj, sipas Shoqatës Kineze për Shkencë dhe Teknologji (CAST).

Ekspozita kryesore ka mbi 400 objekte fizike dhe mbi 400 imazhe të rralla të më shumë se 190 shkencëtarëve, si dhe mbi 10 ekspozita të mëdha të ofruara nga institucionet kërkimore.

Muzeu Kombëtar për Shkencëtarët Modernë Kinezë është muzeu i parë në botë i krijuar për komunitetin shkencor në emër të një kombi, sipas shoqatës.

Shoqata Kineze për Shkencë dhe Teknologji ka mbledhur të dhëna mbi rritjen akademike të shkencëtarëve të vjetër kinezë që nga viti 2009. Gjatë 15 viteve të fundit, ky projekt ka mbledhur materiale për 674 shkencëtarë kinezë, duke përfshirë letra, dorëshkrime, instrumente shkencore, vepra, regjistrime audio dhe video, si dhe artefakte dhe dokumente përkatëse, duke e bërë atë koleksionin më të madh të materialeve historike të vlefshme të shkencëtarëve në Kinë dhe një burim kryesor i ekspozitave të Muzeut Kombëtar për Shkencëtarët Moderne Kineze, sipas CAST.

Duke filluar nga pasditja e 30 majit, publiku mund të bëjë rezervime online për të vizituar ekspozitat pa pagesë. (Irma)