AfD-ja (Foto Rtsh)
Të gjithë anëtarët e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë janë përjashtuar nga grupimi politik i djathtë Identiteti dhe Demokracia (ID) në Parlamentin Europian, deklaruan disa nëpunës.
Marco Zanni, kreu i grupit ID, bëri një kërkesë për të përjashtuar nëntë anëtarët e AfD-së pas titujve negativë për partinë në javët e fundit, përfshirë kandidatin kryesor të AfD-së në zgjedhjet europiane të qershorit, Maximilian Krah, citon “RTSH”.
“Vendimi vjen pas një sërë incidentesh që përfshijnë Maximilian Krah dhe, si rrjedhojë, delegacionin gjerman të grupit dhe ndikimin e tyre në reputacionin e grupit”,- thuhet në tekstin e mocionit të dëbimit të AfD-së.
Krah u kritikua ashpër nga opinioni publik pas komenteve të tij se jo të gjithë anëtarët e Schutzstaffel (SS) ishin kriminelë.
SS ishte një organizatë e madhe paraushtarake nën Adolf Hitlerin dhe Partinë Nacional-Socialiste. (Irma)