Gjiganti kinez i automjeteve “BYD” zotohet për udhëtim të gjelbër
2024-05-25 12:47:34

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një drejtues i lartë në gjigantin e automjeteve kineze me energji të re, “BYD”, shprehu angazhimin e kompanisë për udhëtime të gjelbra dhe elektrike, pasi u lançua një autobus dykatësh tërësisht elektrik për në Londër, shkruan “Xinhua”.

Hyrja e autobusëve të pajisur me bateri të reja në tregun britanik tregon përkushtimin e “BYD” për udhëtimet e gjelbra dhe elektrike, si dhe për zhvillimin e qëndrueshëm, deklaroi Shu Youxing, drejtor menaxhues i “BYD Europe”.

Shu theksoi se kjo nismë tregon gjithashtu gatishmërinë e “BYD” për të thelluar bashkëpunimin me partnerët lokalë në Britani.

“BYD” lançoi autobusin ikonë në Londër, të quajtur BD11, duke shënuar një hap përpara në zgjerimin jashtë shtetit të automjeteve komerciale të kompanisë.

“BYD BD11 do të luajë një rol kryesor për kontributin në reduktimin e ndotjes së ajrit në Londër, dhe, menjëherë pas, në synimet më të gjera të neutralitetit të karbonit të Britani”,- deklaroi tha Frank Thorpe, drejtor menaxhues i “BYD UK Commercial Vehicles”.

Me hapësirë për të akomoduar deri në 90 pasagjerë, BD11 është i pajisur me bateri të gjeneratës së fundit të BYD me një kapacitet lider në treg deri në 532 kWh.

Një gjeneratë e re e baterive me fosfat hekur litium përmirëson sigurinë e baterisë dhe densitetin e energjisë përmes një dizajni strukturor optimal. Sistemi i baterisë i integruar brenda shasisë ndihmon në zvogëlimin e peshës së përgjithshme të autobusit, zgjerimin e rrezes së lëvizjes së tij dhe përballimin e niveleve të larta të stabilitetit dhe manovrimit.

Flota e re BD11 pritet të hyjë në shërbim në gjysmën e dytë të këtij viti.

“BYD” hyri në tregun e autobusëve në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2013. Sot, një flotë prej mbi 1800 autobusë elektrikë BYD qarkullojnë në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar, duke kapur një kilometrazhin mbi 127 milionë km, ekuivalente me një reduktim prej 137.000 tonë emetime të dyoksidit të karbonit, sipas “BYD”.

Në vitin 2023, rreth 9.59 milionë mjete me energji të re u prodhuan në Kinë dhe afërsisht mbi 12 për qind u eksportuan, bëri të ditur një zyrtar i Ministrisë së Tregtisë. (Irma)