Viktima dhe të plasogur nga një sulm me thikë në Kinë
2024-05-25 11:42:11

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Tetë persona u vranë dhe një tjetër u plagos në një sulm me thikë të enjten në provincën Hubei, në Kinën qendrore, njoftuan autoritetet lokale të premten, citon “Xinhua”.

Sulmuesi, një 53-vjeçar me mbiemrin Lu, thuhet se vuan nga sëmundje mendore.

Ai goditi me thikë tetë persona dhe plagosi një tjetër në qytetin Xiaowu në qytetin Xiaogan.

I plagosuri nuk ka marrë plagë të rrezikshme për jetën.

Policia ndaloi të dyshuarin, ndërsa vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen. (Irma)