China Daily
Chongqing hapi Bankën e parë Ndërkombëtare të Ushqimit, me temën e qytetit të miqësisë në Kinë, në Tiandi, në distriktin Yuzhong të qytetit, duke shpresuar të përmirësojë kuptimin e miqësisë mes qyteteve përmes kuzhinës, shkruan “Xinhua”.
Banka e Ushqimit është pjesë e Konferencës Ndërkombëtare të Bashkëpunimit të Qyteteve të Miqësisë Chongqing 2024, e cila ka tërhequr kryetarë bashkish dhe përfaqësues nga 48 qytete në 31 vende, diplomatë të huaj nga 14 vende dhe delegatë nga organizata ndërkombëtare, korporata shumëkombëshe dhe shoqata biznesi, bënë të ditur zyrtarët lokalë.
“Yuzhong është një portë e brendshme për hapjen, ku ndodhen 14 konsullata, 1017 ndërmarrje të huaja dhe 116 kompani të Fortune 500”,- deklaroi Huang Maojun, zyrtari politik i rrethit Yuzhong.
Sipas tij, qyteti ka kuzhina të ndryshme globale, me mbi 200 restorante ndërkombëtare, duke e cilësuar si dritaren drejt botës.
Në këtë qytet, njerëzit mund të shijojnë pijet, ëmbëlsirat dhe kafenë nga Seattle, SHBA, verëra nga Hungaria, sallam viçi nga Uruguai, vodka nga Bjellorusia, çaj nga Nepali dhe sallam gjerman nga Dusseldorf. (Irma)