Kina formulon planin 7-vjeçar të ruajtjes së biodiversitetit
2024-05-24 10:50:17

Foto nga VCG

Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit e Kinës njoftoi të mërkurën se Kina do të nisë një program gjithëpërfshirës shtatë-vjeçar për ruajtjen e biodiversitetit, me shtatë detyra kryesore dhe 28 projekte, ku përfshihen kryerja e sondazheve në fushat kryesore, prioritizimi i specieve dhe hetimi i burimeve jetike gjenetike biologjike.

Programi u njoftua gjatë një eventi për Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Biologjik në qytetin Wuzhishan, në Hainan të Kinës jugore.

Prej vitit 2012, Kina ka përmirësuar me përkushtim sistemin e saj të mbrojtjes, duke miratuar dhe ndryshuar mbi 30 ligje dhe rregullore, duke rishikuar listën e kafshëve të egra dhe bimëve të mbrojtura në nivel kombëtar, duke vendosur vijën e kuqe kombëtare ekologjike dhe duke avancuar ndërtimin e parqeve të shumta kombëtare.

Kina ka nxjerrë gjithashtu një plan për të caktuar 16 zona si kandidate për kopshte botanike kombëtare. (Çang Çuo)