Kapaciteti i instaluar i prodhimit të energjisë në Kinë është rritur me 14.1 për qind
2024-05-24 14:18:32

Foto nga VCG

Kapaciteti total i instaluar i prodhimit të energjisë në Kinë arriti rreth 3.01 miliardë kilovat në fund të prillit, 14.1 për qind më shumë se një vit më parë, treguan të enjten të dhënat nga Administrata Kombëtare e Energjisë, cituar nga “Xinhua”.

Mes përpjekjeve të vendit për të përshpejtuar zhvillimin e energjisë së erës dhe energjisë diellore, kapaciteti i kombinuar i prodhimit të energjisë së të dyjave arriti në rreth 460 milionë kilovat dhe 670 milionë kilovat në fund të muajit të kaluar, përkatësisht 20.6 për qind dhe 52.4 për qind më shumë në baza vjetore.

Nga janari deri në prill, ndërmarrjet kryesore të prodhimit të energjisë në vend përfunduan investimet e projektit të furnizimit me energji elektrike që arrinin në 191.2 miliardë juanë (rreth 26.89 miliardë dollarë amerikanë), një rritje prej 5.2 për qind nga një vit më parë.

Investimi i Kinës në projektet e rrjetit të energjisë elektrike ishte 122.9 miliardë juanë gjatë periudhës katërmujore, 24.9 për qind më shumë në baza vjetore. (Irma)