Xi Jinping-u uron Abinader-in për rizgjedhjen si president i Republikës Dominikane
2024-05-24 21:18:07

foto: VCG

foto: VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të mërkurën një mesazh urimi z. Luis Rodolfo Abinader Corona, duke e uruar për rizgjedhjen si president i Republikës Dominikane.

Në mesazhin tij, Xi theksoi se aktualisht, marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Dominikës po ruajnë një prirje pozitive. Të dy palët kanë thelluar vazhdimisht besimin e ndërsjellë politik dhe kanë zhvilluar bashkëpunimin pragmatik me rezultate të frytshme. Të dy vendet kanë mbajtur një bashkërendim të ngushtë në çështjet ndërkombëtare e rajonale. "Unë u kushtoj rëndësi marrëdhënieve ndërmjet Kinës e Republikës Dominikane dhe e vlerësoj presidentin Abinader për ndjekjen e politikës së 'një Kine'. Jam i gatshëm të punojë me presidentin Abinader për të çuar marrëdhëniet ndërmjet Kinës e Republikës Dominikane në nivele të reja, duke u sjellë më shumë përfitime popujve të të dy vendeve," tha Xi në mesazh. (Li Huailiang/Artan)