Xi thekson fuqizimin e reformës së gjithanshme për të shkruar kapitullin e modernizimit të stilit kinez të Shandong-ut
2024-05-24 21:24:01


Presidenti i Kinës Xi Jinping, gjatë një inspektimi të fundit në Shandong të Kinës Lindore, kërkoi prej kësaj province të zbatojë plotësisht dhe me saktësi konceptin e ri të zhvillimit, të përdorë reformën e gjithanshme për të përshpejtuar zhvillimin dhe të jetë në ballë të shërbimit dhe integrimit në modelin e ri të zhvillimit, të rritjes së aftësisë inovative në zhvillimin ekonomik e shoqëror, të mbrojtjes ekologjike të pellgut të Lumit të Verdhë dhe të zhvillimit me cilësi të lartë. Xi e inkurajoi Shandong-un të ndërtojë një zonë pilot për zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët dhe të krijojë një zone të re për hapjen e nivelit të lartë, duke shkruar një kapitull të ri të modernizimit të stilit kinez të Shandong-ut.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Nga e mërkura deri të premten, Xi Jinping, i shoqëruar nga sekretari i PKK-së i provincës Shandong Lin Wu dhe kryetari i qeverisë provinciale Zhou Naixiang, vizitoi disa vende në qytetet Rizhao dhe Jinan.

foto: VCG

foto: VCG

Të mërkurën pasdite, Xi inspektoi portin e Rizhao-s dhe më pas Rrugën e Gjelbër Bregdetare të këtij qyteti.

Mëngjesin e së premtes, Xi Jinping-u dëgjoi një raport pune nga komiteti i Partisë dhe qeveria provinciale e Shandong-ut, duke vlerësuar arritjet e tyre.

Xi theksoi se Shandong-u ka një potencial të madh në integrimin e inovacionit teknologjik dhe industrial, zhvillimin e forcave të reja prodhuese dhe përmirësimin e sistemit të industrisë moderne. Ai gjithashtu nënvizoi se Shandong-u duhet të marrë një rol udhëheqës në thellimin e mëtejshëm të reformës së gjithanshme dhe përparimin e hapjes së nivelit të lartë ndaj botës së jashtme.

Kreu i shtetit i Kinës u shpreh se Shandong-u është një provincë e madhe bujqësore dhe ka përgjegjësi të rëndësishme për sigurinë ushqimore të vendit. Ai i kërkoi kësaj province thellimin e zhvillimit të integruar urban-rural, promovimin e rigjallërimit rural dhe zhvillimin e bujqësisë moderne, për të krijuar një "hambar drithërash të nivelit të lartë" në Shandong.

Xi Jinping-u theksoi gjithashtu se Shandong-u duhet të marrë përsipër misionin kulturor të epokës së re, të luajë rol të rëndësishëm në promovimin e lulëzimit kulturor dhe krijimin e një vendi të fuqishëm kulturor, si edhe në ndërtimin e qytetërimit modern të kombit kinez.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Të enjten paradite, Xi u takua me oficerët e lartë të trupave të vendosura në Jinan, duke u shprehur përshëndetje të sinqerta të gjithë ushtarakëve në emër të Komitetit Qendror të PKK-së e të Komisionit Qendror Ushtarak dhe duke bërë një foto në grup me ta. (Li Huailiang/Artan)