Zyra e Çështjeve të Tajvanit: Ushtria Çlirimtare e Popullit Kinez dha një përgjigje ndaj fjalimit të Lait
2024-05-24 16:00:00

Chen Binhua, zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit, pranë Këshillit Shtetëror të Kinës/CMG

Zyra e Çështjeve të Tajvanit, pranë Këshillit Shtetëror të Kinës, tha të enjten se stërvitjet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Popullit Kinez rreth ishullit të Tajvanit, shërbejnë si një ndëshkim i vendosur për provokimet e bëra nga lideri i ri i rajonit të Tajvanit, Lai Çing-te, në fjalimin e tij të hënën, i cili synonte "pavarësinë".

Chen Binhua, zëdhënësi i zyrës, i bëri komentet në një konferencë shtypi. 

Ai shtoi se stërvitjet, të cilat ishin gjithashtu paralajmërime të rrepta kundër forcave të jashtme që mbështesin axhendën e "pavarësisë së Tajvanit" dhe ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës, ishin një lëvizje e drejtë për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial.

Chen tha se Lai ka sfiduar në mënyrë të shfrenuar parimin e një Kine, që nga marrja e detyrës, duke reklamuar teorinë e "dy shteteve", duke u përpjekur të promovojë ndërkombëtarizimin e çështjes së Tajvanit dhe duke vazhduar të kërkojë "pavarësinë", nëpërmjet mbështetjes në vendet e huaja dhe përdorimit të forcës.

Ne nuk do të tolerojmë kurrë, në asnjë formë, asnjë akt separatist të 'pavarësisë së Tajvanit', theksoi Chen.

Zëdhënësi shtoi se kundërmasat ndaj aktiviteteve separatiste dhe ndërhyrjes së forcave të jashtme, "në asnjë mënyrë nuk janë të drejtuara kundër bashkatdhetarëve tanë në Tajvan".

Ai shprehu bindjen se bashkëatdhetarët e Tajvanit do të qëndrojnë me vendosmëri në palën e drejtë të historisë. Së bashku do të kundërshtojnë aktet separatiste të "pavarësisë së Tajvanit" dhe ndërhyrjen e forcave të jashtme, për të realizuar ribashkimin kombëtar. (Xu Guang)