Foto: Xinhua
Kryeministri i Kinës, Li Qiang, ka bërë thirrje për përpjekje për të siguruar korrje të bollshme të drithërave verore dhe për të promovuar zhvillimin inovativ të bujqësisë.
Li i bëri këto komente gjatë një udhëtimi kërkimor në provincën Henan të Kinës Qendrore nga e mërkura deri të enjten.
Gjatë inspektimit të tokave bujqësore me standard të lartë në qytetin Xinxiang, Li bëri thirrje për përpjekje për të përmirësuar korrjen e mekanizuar ndërrajonale, për të parandaluar e kontrolluar katastrofat dhe për t'u përgatitur për mbjelljet e verës.
Kryeministri kinez tha se duhet të përdoren mirë çmimet minimale të blerjes së drithërave për të siguruar fitimet e fermerëve.
Foto: Xinhua
Ai vizitoi gjithashtu një qendër inovacioni për rritjen e farërave, një ndërmarrje ushqimore dhe një institucion kërkimor-shkencor.
Duhet të bëhen përpjekje për të promovuar ndërtimin e platformave inovative në sektorin e farërave dhe për të forcuar mbështetjen për personelin kërkimor në bujqësi, tha Li.
Ai vuri në dukje se thellimi i reformës së mekanizmave shkencorë e teknologjikë është një masë e rëndësishme për të arritur vetëmbështetje dhe aftësi më të madhe në shkencë e teknologji. (Li Huailiang/Artan)