Kina merr masa për të ulur kostot e biznesit
2024-05-24 16:49:42

CFP

CFP

Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës në Kinë dhe tre agjenci të tjera shtetërore njoftuan të enjten një sërë masash për të ulur kostot e biznesit në mbarë vendin këtë vit, shkruan “Xinhua”.

Vendi do të ulë në mënyrë të përshtatshme tarifat e importit për pajisjet dhe burimet e avancuara teknologjike, ndërsa do të godasë tarifat e parregullta të ngarkuara nga departamentet qeveritare, shoqatat e industrisë, institucionet financiare dhe ofruesit e shërbimeve, sipas një qarkoreje të publikuar bashkërisht nga këto agjenci.

Për të forcuar mbështetjen financiare për ekonominë reale, është e nevojshme të zbatohet pa probleme politika monetare e vendit dhe të parandalohet qarkullimi inaktiv i fondeve, thuhet në qarkore.

Dokumenti gjithashtu bën thirrje për ulje të qëndrueshme të normave të interesit të kredisë. Përpjekjet do të përqendrohen në optimizimin e sistemeve për tenderimin dhe prokurimin qeveritar për të reduktuar kostot e transaksioneve institucionale.

Për më tepër, vendi do të vazhdojë të shkurtojë listën negative për investitorët e huaj, të heqë të gjitha kufizimet për investitorët e huaj që hyjnë në industrinë e tij prodhuese dhe të lehtësojë kufizimet në industrinë e tij të shërbimeve.

CFP

CFP

Kina do të zgjasë politikën e reduktimit të primeve për sigurimin e papunësisë dhe dëmtimeve në punë deri në fund të vitit 2025.

Po ashtu, do të bëhen përpjekje për të ndihmuar sektorin e logjistikës të përmirësojë cilësinë, të rrisë efikasitetin dhe të shkurtojë kostot, sipas qarkores. (Irma)