Gjiganti global i logjistikës “DHL” hap qendrën e automjeteve elektrike në Shangai
2024-05-24 14:23:42

Foto nga VCG

Gjiganti global i logjistikës “DHL Group” njoftoi se ka krijuar një qendër ekselence në Shangai për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë, duke synuar të ofrojë shërbime logjistike të integruara për produktet e mjeteve elektrike si bateritë, motorët dhe infrastrukturën e karikimit.

Kjo është qendra e parë logjistike e mjeteve elektrike që grupi ka hapur në Kinë, shkruan “Xinhua”.

Më parë, “DHL” ka ndërtuar qendra të tilla në vende si Indonezia, Meksika dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qendra e Shangait pritet të ofrojë zgjidhje logjistike për automjete dhe bateri të plota, duke përfshirë objektet e magazinimit, shërbimet e transportit vendas dhe të certifikuara për importet dhe eksportet mbarëkombëtare, si dhe një rrjet transporti intermodal ndërkombëtar të përputhshëm për bateritë dhe automjetet e plota.

Qendra e re do të hapë gjithashtu më shumë se 50 magazina dhe objekte shpërndarjeje në qytetet kryesore kineze për të ruajtur dhe për t'u marrë me importet dhe eksportet, duke përfshirë importet dhe eksportet e baterive dhe automjeteve të plota.

“DHL”-ja ka një rrjet të gjerë global për të mbështetur zgjerimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të ndërmarrjeve kineze të automjeteve elektrike në tregun global.

“Me qendrën e re të Shangait, “DHL”-ja është e përkushtuar të bëhet partneri i preferuar për klientët që kërkojnë të zgjerojnë biznesin e tyre ndërkombëtar”,- deklaroi Niki Frank, drejtori ekzekutiv i “DHL Global Forwarding Asia Pacific”. (Irma)